RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdoğan: Qëndrojmë krah Somalisë në luftën e saj kundër terrorizmit

erdogan:-qendrojme-krah-somalise-ne-luften-e-saj-kunder-terrorizmit

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Somalisë, Hassan Sheikh Mohamud, në të cilën bisedë janë diskutuar marrëdhëniet dypalëshe midis Turqisë dhe Somalisë, përpjekjet kundër terrorizmit dhe çështjet globale e rajonale.

Gjatë telefonatës të premten, presidenti Erdoğan deklaroi se Turqia i qëndron krah Somalisë në luftën kundër terrorit dhe se bashkëpunimi mes dy vendeve do të vazhdojë të përmirësohet gjithnjë e më shumë.

Presidenti Erdoğan u shpreh gjithashtu se tensionet alarmuese midis Somalisë dhe Etiopisë duhet të përfundojnë në bazë të integritetit territorial të Somalisë.

Dy liderët shkëmbyen mendime mbi një sërë temash, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit midis Turqisë dhe Somalisë në adresimin e sfidave të përbashkëta dhe kontributin në stabilitetin rajonal.

Related posts

Në takimin në Stamboll bien dakord për formimin e një qendre koordinimi për eksportet e drithërave ukrainase

admin

Putin: Rusia është e gatshme t’i rikthehet marrëveshjes së grurit nëse plotësohen kushtet

rezart morina

Irani: Rifillimi i marrëdhënieve me Arabinë Saudite do të ndihmojë arritjen e armëpushimit në Jemen

rezart morina