RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdoğan: Shpopullimi i detyruar i Gazës është “i papranueshëm”

erdogan:-shpopullimi-i-detyruar-i-gazes-eshte-“i-papranueshem”

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se përpjekjet për të dëbuar popullatën e Gazës nga tokat e tyre janë “të pavlefshme”, raporton Anadolu.

Gjatë një konference për shtyp me homologun e tij egjiptian Abdel Fattah al-Sisi në Kajro, Erdoğan tha se shpopullimi i detyruar i Gazës është “i papranueshëm”.

“Është prioriteti ynë që të vendosim një armëpushim sa më shpejt të jetë e mundur për të dërguar ndihma humanitare në Gaza pa asnjë pengesë”, tha ai.

Ai shtoi gjithashtu se Turqia do të vazhdojë të bashkëpunojë dhe të solidarizohet me “vëllezërit e saj egjiptianë” për të ndaluar gjakderdhjen në Gaza.

– Turqia e vendosur të rrisë kontaktet me Egjiptin për paqen në rajon

Presidenti turk po ashtu nënvizoi vendosmërinë e vendit të tij për të rritur kontaktet me Egjiptin për paqen dhe stabilitetin në rajon.

“Ne jemi të vendosur të rrisim kontaktet tona me Egjiptin në të gjitha nivelet për të vendosur paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë”, tha presidenti Erdoğan një konferencën e përbashkët për shtyp.

Duke nënvizuar ftesën e tij drejtuar Abdel Fattah al-Sisit për të vizituar Turqinë, Erdoğan tha se kjo vizitë do të jetë një pikë kthese e re në marrëdhëniet dypalëshe.

“Egjipti po bën investime të rëndësishme në sektorin e mbrojtjes. Besoj se do të bashkojmë forcat me Egjiptin dhe do të zhvillojmë projekte të përbashkëta”, tha gjithashtu Erdoğan.

Të dy vendet ranë dakord gjithashtu të zgjerojnë vëllimin e tregtisë në 15 miliardë dollarë brenda një kohe të shkurtër, shtoi presidenti turk.

Erdoğan mbërriti në Kajro sot për një vizitë zyrtare historike, pjesë e një përpjekjeje të vazhdueshme për të zhvilluar lidhjet dypalëshe.

Kjo është vizita e parë e presidentit turk në Egjipt që nga viti 2012.

Korrikun e kaluar, Turqia dhe Egjipti ngritën marrëdhëniet e tyre diplomatike dhe emëruan ambasadorë.

Lidhjet mes dy vendeve kishin qenë në nivelin e të ngarkuarve me punë që nga viti 2013.

Related posts

Koreja e Veriut: Forca fizike rruga e vetme për të ruajtur paqen në Gadishullin Korean

admin

Macron: Nuk duhet përjashtuar mundësia e dërgimit të trupave në Ukrainë

admin6

Ngriten çmimet e derivateve në Kosovë

admin