Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se vendi i tij ka vazhduar përpjekjet për zbutjen e tensioneve në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Pas një takimi të kabinetit të mbajtur në Ankara, presidenti Erdoğan gjithashtu tha se Turqia ka vazhduar përpjekjet për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve politike në Bosnje e Hercegovinë.
“Ne vazhduam përpjekjet tona për të zgjidhur bllokimin politik në Bosnje e Hercegovinë dhe për të lehtësuar tensionin në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, tha Erdoğan.
Kabine Toplantısı Sonrası Millete Seslenişhttps://t.co/wDX5pBZe9h
— Recep Tayyip Erdoğan (@RTErdogan) January 9, 2023