RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdogan: Vendime të rëndësishme me Mbretin Abdullah për forcimin e marrëdhënieve Turqi–Jordani

erdogan:-vendime-te-rendesishme-me-mbretin-abdullah-per-forcimin-e-marredhenieve-turqi–jordani

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, gjatë takimit me mbretin jordanez Abdullah në Stamboll ka deklaruar se Turqia dhe Jordania do të forcojnë miqësinë midis dy vendeve, raporton Anadolu.

Erdogan e priti mbretin jordanez në Pallatin Dolmabahçe, ku ata zhvilluan fillimisht një takim kokë më kokë, i ndjekur nga bisedime mes delegacioneve përkatëse.

Në takim gjithashtu morën pjesë ministri turk i Mbrojtjes Kombëtare, Yasar Guler, ministri i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, kreu i Organizatës Kombëtare të Inteligjencës, Ibrahim Kalin, si dhe këshilltari presidencial, Akif Çagatay Kilic.

Pas takimit kokë më kokë, Erdoganit u nderua me çmimin Urdhri i Al Hussein bin Ali, dekorata më e lartë e Mbretërisë së Jordanisë. Sipas Oborrit Mbretëror, kjo iu nda “në vlerësim të përpjekjeve të tij për të forcuar lidhjet e thella historike dhe marrëdhëniet e veçanta mes dy vendeve”.

“Në takimet e sotme me vëllain tim të dashur, Mbretin Abdullah të Jordanisë, morëm vendime të rëndësishme që do ta forcojnë miqësinë mes dy vendeve tona”, tha Erdogan.

Para largimit nga pallati, dy liderët shtruan një darkë zyrtare.

Related posts

Lufta në Lindjen e Mesme dhe kriza e çmimit të karburanteve, Austria ul taksën e naftës dhe benzinës për të ndihmuar qytetarët!

admin

Këshilli i Sigurimit të OKB-së nesër diskuton për sulmet izraelite në Gaza

admin

Osmani: Serbia synon ta marrë Kosovën, ashtu siç bëri Rusia me Krimenë

Muhamet Ramadani