RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Këshilli i Sigurimit të OKB-së nesër diskuton për sulmet izraelite në Gaza

keshilli-i-sigurimit-te-okb-se-neser-diskuton-per-sulmet-izraelite-ne-gaza

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) do të mblidhet të hënën, më 8 gusht, me kërkesë të Palestinës, për të diskutuar për sulmet izraelite në Rripin e Gazës

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) do të mblidhet të hënën, më 8 gusht, me kërkesë të Palestinës, për të diskutuar për sulmet izraelite në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencisë palestineze të lajmeve WAFA, përfaqësuesi i përhershëm i Palestinës në OKB, Riyad Mansour, tha se ata kontaktuan anëtarët e KS të OKB-së për t’iu përgjigjur pozitivisht kërkesës së Palestinës për të “ndaluar dhe dënuar sulmet izraelite dhe për të ofruar mbrojtje ndërkombëtare për palestinezët”.

Ai vuri në dukje se kërkesa u dërgua përmes Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), anëtare e përkohshme e KS të OKB-së.

Mansour tha se u vendos që të hënën pasdite të mbahet një seancë e mbyllur e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të diskutuar për sulmet izraelite në Rripin e Gazës.

Më 5 gusht, ushtria izraelite nisi sulmet në Rripin e bllokuar të Gazës, duke pretenduar se synonte objektivat e lëvizjes së Xhihadit Islamik.

Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se 32 persona, përfshirë gjashtë fëmijë dhe dy gra, u vranë dhe mbi 250 u plagosën në sulmet izraelite në Gaza. /aa

Related posts

Spitali Al-Amal në Gaza që u rrethua nga ushtria izraelite ka mbetur jashtë shërbimit

admin

Kjo është shifra e Iranit për dëmin nga sulmet SHBA-Izrael…

Hevzi

Ministri i Jashtëm i Iranit i quan bisedimet e ndërmjetësuara nga Omani me SHBA-në një “fillim të mirë”

admin