RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Escobar sot del para Kongresit, përmend themelimin e Asociacionit dhe shtensionimin e veriut të Kosovës

escobar-sot-del-para-kongresit,-permend-themelimin-e-asociacionit-dhe-shtensionimin-e-veriut-te-kosoves

I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pritet të raportojë sot në Komisionin e Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdhëniet me Jashtë.
Në raportimin përmes të cilit z. Escobar pritet të dalë para Komisionit, riktheksohet përkushtimi amerikan për integrimin e vazhdueshëm të rajonit në strukturat euroatlantike dhe fokusimin e veçantë në progresin dhe sfidat në marrëdhëniet Kosovë-Serbi.

Pjesa e konsiderueshme e raportit fokusohet në marrëdhëniet e tensionuara mes Kosovës dhe Serbisë dhe nevojën e zbatimit të Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit, e cila përfshin edhe obligimin për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Marrëveshja për Rrugën drejt Normalizimit mbetet epiqendra përmes së cilës Kosova dhe Serbia përmbushin obligimet e tyre, duke përfshirë edhe themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë.

“Në shkurt dhe mars, BE-me mbështetjen e fortë të SHBA-së- arriti një marrëveshje përparimtare për Rrugën e Normalizimit të Marrëdhënieve dhe një aneks zbatimi që ofron një kornizë përmes së cilës të dy vendet përmbushin detyrimet e tyre të pavarura. Një element kyç është përmbushja e obligimit të Kosovës që nga viti 2013 për të themeluar Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Asociacioni do të fuqizojë komunat me interesa, gjuhë dhe kulturë të përbashkët për të koordinuar sfidat e përbashkëta në ofrimin e disa shërbimeve publike, duke përfshirë arsimin, kujdesin shëndetësor dhe zhvillimin ekonomik lokal. Për më tepër, Kosova dhe Serbia ranë dakord të njohin dokumentet dhe simbolet kombëtare të njëra-tjetrës. Dhe – e rëndësishmja – sipas kësaj marrëveshjeje, Serbia nuk do të lobojë më kundër anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare”, – thuhet aty.

Related posts

OKB paralajmëron për ‘katastrofë’ prej mbetjeve elektronike: Riciklimi s’përballon dot sasitë e mëdha të mbeturinave që krijohen

admin

OBSH: Numri i rasteve me Covid-19 sërish në rritje

admin

Lufta në Ukrainë/ Analiza e Sky News: Ndryshimi i mprehtë i politikës amerikane rrit mundësinë e konfrontimit të drejtpërdrejtë me Rusinë

admin