RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Escobar: Vendimi i sotëm për Manastirin e Deçanit – i vështirë, por i domosdoshëm

escobar:-vendimi-i-sotem-per-manastirin-e-decanit-–-i-veshtire,-por-i-domosdoshem

Emisari amerikan, Gabriel Escobar pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, ka thënë se vendimi i Qeverisë së Kosovës për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me pronat e Manastirit të Deçanit, ishte një hap i domosdoshëm.

“Vendimi i sotëm për Manastirin ishte hap i domosdoshëm i vështirë, dhe falënderoj institucionet për këtë hap”, tha Escobar.

Ai tutje tha se me Osmanin kanë diskutuar edhe për çështjen e sigurisë derisa tha se SHBA mbetet e shqetësuar për ngjarjet e 24 shtatorit.

“Jemi të shqetësuar për ngjarjet e 24 shtatorit dhe ftojmë Serbinë që të gjithë ata që janë përgjegjës ti vënë para drejtësisë e të marrin dënimin e merituar. Kemi shumë për të diskutuar për sfidat, përfshirë edhe vendimin e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës, për të gjetur mënyra për të ecur para me dialogun”, tha Escobar.

Emisari amerikan shtoi se të dyja palët duhet të vazhdojnë me zbatimin e plotë për të pasur marrëveshje historike.

“Ftojmë Serbinë të vazhdojë me zbatimin. Nuk duhet vetëm përpjekja unilaterale e Kosovës dhe marrja e vendimeve të zorshme e të vështira nga ajo, që marrëveshja e Ohrit të bëhet realitet”, ka thënë Escobar.

Escobar pas takimit me Osmanin do të zhvillojë takime me liderët e partive opozitare në Kosovë.

Related posts

Erdoğan: Xhamia Al-Aksa është vija jonë e kuqe – VIDEO

admin

1030 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

admin

Presidentit Biden i ndërpritet sërish fjalimi nga protestuesit pro Palestinës

admin