RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Qeveria i kërkon Agjencisë Kadastrale të Kosovës zbatimin e vendimit të Kushtetueses për Manastirin e Deçanit

qeveria-i-kerkon-agjencise-kadastrale-te-kosoves-zbatimin-e-vendimit-te-kushtetueses-per-manastirin-e-decanit

Qeveria e Kosovës i ka dhënë sot dritën jeshile Agjencisë Kadastrale të Kosovës që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për pronat e Manastirit të Deçanit.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës bëri të ditur se lidhur me këtë tashmë ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës i ka dërguar notë verbale njoftuese Këshillit të Evropës.

Kurti para kabinetit qeveritar tha se në këto dy vitet e fundit të gjitha institucionet e Kosovës nuk ka lënë gur pa lëvizur e takime pa zhvilluar lidhur me procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, raporton Telegrafi.

Sipas tij, raporti i KiE-së për Kosovën ka theksuar se Kosova është shtet me kuadër të qëndrueshëm të institucioneve demokratike, gjersa ka listuar kushtet që janë zbatuar dhe ato që duhet të zbatohen.

Ai tha më tej se pas një procesi masiv të takimeve dhe komunikimeve u është bërë e qartë se pika rreth zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pronat për Manastirin e Deçanit nuk do të hiqet për anëtarësimin e Kosovës në KiE.

“Qeverisë i është bërë e qartë nga Komiteti i Asamblesë Parlamentare që ne duhet të zgjedhim ndërmjet dy opsioneve…. të zbatojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese e të na mundësohet ecja tutje ose heqja e çështjes së Kosovës nga agjenda e anëtarësimit”, tha ai.

Siç njofton Telegrafi, kryeministri bëri të ditur se më 5 mars e provuan ta shtynë tutje miratimin e opinionit për anëtarësim, por pa sukses dhe u bindën se duhet të zgjedhin njërin opsion.

“Si kryeministër i Kosovës nuk ka pëlqen ai vendim i çuditshëm, e i padrejtë e ndërkohë ka edhe procese gjyqësore tjera pezull për këtë çështje teksa ne si qeveri nuk kemi më mjete legale e juridike për të anuluar vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, tha ai.

Kurti tha se nuk do të ndryshoj qëndrimin ndaj këtij vendimi të dëmshëm asnjëherë, por sipas tij në anën tjetër nuk ka dyshim që anëtarësimi i Kosovës në KiE do të ishte fitore historike dhe hap gjigand për Kosovën drejt njohjes nga pesëshja evropiane që mundëson anëtarësimin në NATO dhe BE.

“Në ushtrimin e gjykimit për këtë çështje jam prirë nga arsyeja e shëndoshë. Askush nuk ka të drejtë t’ia ndalë Republikës së Kosovës të drejtën që të jetë e barabartë me shtetet tjera të Evropës…”, tha ai.

“Andaj sot i kemi thënë Agjenionit Kadastral të Kosovës që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese kurse ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla i ka dërguar notë verbale njoftuese për këtë çështje Këshillit të Evropës”, tha ai.

Kurti më tej njoftoi se më 22 mars është mbledhja e jashtëzakonshme e Komitetit atje, ndërkaq në mes të prillit është Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës dhe në fund të majit është Këshilli i Ministrave në Këshillin e Evropës që vendos për anëtarësimin e Kosovës.

Related posts

Rusia intensifikon sulmet ndaj Ukrainës në prag të festës kombëtare

rezart morina

Gjenerali amerikan, Kongresit: Ukraina nuk mund ta përballojë vetë luftën

admin

Zgjedhjet në Rusi/ Yulia Navalnaya voton në ambasadën ruse të Berlinit, e veja e liderit opozitar tregon çfarë shkroi në fletën e votimit

admin