RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Fajon kërkon që Kosova dhe Serbia t’i nisin negociatat për propozimin franko-gjerman

fajon-kerkon-qe-kosova-dhe-serbia-t’i-nisin-negociatat-per-propozimin-franko-gjerman

Ministrja e Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon, tha se Kosova dhe Serbia duhet t’i fillojnë negociatat për planin franko-gjerman.

Fajon shtoi se “të gjithë jemi të shqetësuar për rreziqet e sigurisë në Ballkanin Perëndimor”, ndërsa shtoi se Kosova duhet të përpiqet t’i normalizojë marrëdhëniet me Serbinë.

Ajo, në një konferencë për medie pas përfundimit të takimit me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, e ka përmendur edhe situatën në veri që ishte javë më parë.

Fajon ka theksuar se Sllovenia e mbështet rrugën e integrimit evropian të Kosovës.

Ajo përmendi liberalizimin e vizave, duke thënë se vendimet e fundvitit ishin “sukses i përbashkët”.

“Të gjithë jemi të shqetësuar për rreziqet e sigurisë në Ballkan, duam një Ballkan të fortë dhe Kosovë të fortë. Tensionet në veri, kam thënë që Kosova duhet të të përpiqet për normalizimin e marrëdhënieve nuk duhet të bëhet eskalimi i gjendjes atje”.

“Të fillojnë negociatat, që të flasin në lidhje me propozimin e sponsorizuar nga BE-ja në lidhje me normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”.

“Sllovenia dhe Kosova kanë shumë lidhje, ne kemi lidhje aq të forta, ku mund të them se në fillim të këtij, viti ju urojë të gjithëve për suksesin e përbashkët që kemi arritur në liberalizimin e vizave për kosovarët. Po ashtu, do ta mbështesim Kosovën në anëtarësim në Këshillin e Evropës”.

Related posts

Azerbajxhani fton misionin e Kombeve të Bashkuara në Nagorno-Karabakh në mes të eksodit masiv

rezart morina

Miodrag Lekiç caktohet mandatar për formimin e qeverisë së re në Malin e Zi

admin

E djathta ekstreme në Francë vendos në krye 27-vjeçarin, por Marine Le Pen pritet të ruajë influencën

admin