Besimtarët myslimanë në Kosovë sot festojnë Kurban Bajramin.
Manifestimi qendror i faljes së Kurban Bajramit u mbajt në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, ndërsa ligjerata e kësaj feste po mbahet nga myftiu i Kosovës, Naim Tërnava.
Festa e Kurban Bajramit vjen pas përfundimit të haxhit i cili është një nga pesë shtyllat e fesë Islame.
Pjesë e kësaj feste është edhe rituali i therjes së kurbanit që është traditë nga i dërguari Ibrahim.
Therja e kurbanit është një shprehje përkushtimi, sakrifice, sinqeriteti dhe nënshtrimi ndaj vullnetit të Zotit. /