RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

FD, Demokratët dhe URA përgatisin marrëveshje për formimin e shumicës së re në Mal të Zi

fd,-demokratet-dhe-ura-pergatisin-marreveshje-per-formimin-e-shumices-se-re-ne-mal-te-zi

Sot në Parlamentin e Malit të Zi është mbajtur mbledhja e partive që kanë fituar shumicën në zgjedhjet e vitit 2020. Pas takimit, njëri nga liderët e FD-së, Andrija Mandiç tha se është arritur një marrëveshje në lidhje me propozimin për formimin e shumicës së re, raporton Anadolu Agency (AA).

Në takimin e organizuar nga Fronti Demokratik (FD) ku morën pjesë përfaqësues të demokratëve, GP URA si dhe partive të tjera fituese në zgjedhjet e vitit 2020, u ra dakord për propozimin e një marrëveshjeje, e cila do të çojë në formimin e Qeverisë së re të Malit të Zi.

Andrija Mandiç i FD-së, pas mbledhjes së sotme në Kuvend tha se “shumica parlamentare e gushtit 2020 është sërish bashkë”.

Sekretari i Përgjithshëm i GP të URA-s, Zoran Mikiç tha se ishte arritur “një lloj marrëveshjeje në parim”.

“E gjitha për të cilën u dakorduam sot bie në ujë nëse shkarkohet kryetarja e Kuvendit, Danijela Gjuroviç. Presim nga të gjitha subjektet të sillen me përgjegjësi. Presim që sa më shpejt të arrihet një datë për mbajtjen e zgjedhjeve dhe para kësaj të merremi vesh për zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Presim që ata që kanë dorëzuar iniciativën për shkarkimin e Gjuroviçit, ta tërheqin atë”, tha Mikiç.

Kreu i Partisë Popullore Socialiste (SNP), Vladimir Jokoviç tha se beson në arritjen e marrëveshjes.

Parimet e bashkëpunimit mes partive të shumicës së vjetër parlamentare do të bazoheshin në respektimin e vullnetit elektoral të qytetarëve të shprehur në zgjedhjet e vitit 2020 dhe synimet do të mbeten lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe parandalimi i çdo rikthimi të Partisë Demokratike të Socialistëve në pushtet. Qeveria e re do të mbetet e përkushtuar ndaj integrimit evropian.

Në zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 30 gusht 2020, shumica parlamentare u formua nga koalicionet e mbledhura rreth FD-së, Demokratëve dhe URA-s. Qeveria u zgjodh më 4 dhjetor 2020 dhe kryeministër u zgjodh Zdravko Krivokapiç, kryesuesi i listës së FD-së.

Pas krizës së shumicës parlamentare, u votua mosbesim ndaj Qeverisë së Zdravko Krivokapiçit më 4 shkurt 2022, ashtu që Qeveria e re u formua nga SNP-URA-SDP dhe partitë e pakicës, me mbështetjen e DPS-së, në prill. 28, 2022. Kryeministër u zgjodh Dritan Abazoviç.

Një krizë e re e qeverisë ndodhi menjëherë pas nënshkrimit të Marrëveshjes Themelore ndërmjet Qeverisë së Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe ndërsa më 19 gusht u votua mosbesimi ndaj qeverisë se Abazoviçit. /aa

Related posts

SHBA kritikon Kinën dhe Rusinë për shkak se mbrojnë Korenë e Veriut

admin

Universiteti i Harvardit përballet me padi, akuzohet për favorizimin e studentëve të bardhë

admin

Vance sqaron sarkazmën e tij, Kamala Harris fiton pikë në sondazhe ndaj Donald Trump

admin