Kryetari i Këshillit Atlantik të Austrisë, Gunther Fehlinger, ka thënë se Bashkimi Evropian dhe Kosova duhet ta shpallin Listën Srpska organizatë terroriste.
“I bëj thirrje BE-së dhe Kosovës që të shpallin Listën Srpska organizatë terroriste”, ka thënë Fehlinger.
Kjo erdhi pas videove qe publikoj Ministria e Brendshme e Kosovës, ku në mesin e sulmuesve terrorist ishte edhe nënkryetari i partisë Lista Srpska, Milan Radojiçiq.