RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Festime për fitoren e presidentit Erdoğan në zgjedhje gjithandej

festime-per-fitoren-e-presidentit-erdogan-ne-zgjedhje-gjithandej

Shqipëri

Fitorja e presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan, në zgjedhjet presidenciale është festuar edhe në Shqipëri, raporton Anadolu.

Mbështetës të presidentit Erdoğan u mbledhën në Sheshin “Nënë Tereza”, Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe në rrugë të tjera të kryeqytetit, duke festuar për fitoren e presidentit turk në zgjedhjet presidenciale në Turqi.

Me flamuj të Turqisë dhe Shqipërisë në duar dhe me automjete, është shprehur mbështetja për rizgjedhjen e presidentit Erdoğan.

 

RMV, Shkup

Pasi u bënë të njohura rezultatet preliminare të zgjedhjeve, qindra qytetarë turq dhe shtetas të Maqedonisë së Veriut u mblodhën para xhamisë së Murat Pashës në Shkup, ku festuan fitoren e presidentit Erdoğan.

Qytetarët me flamujt turq, shqiptarë dhe të Partisë AK brohoritën slogane në favor të presidentit Erdoğan dhe Turqisë.

Zekeriya Kahveci nga Gostivari, në deklaratën për Anadolu theksoi se ashtu si në gjithë botën dhe në Ballkan, edhe në Shkup entuziazmi është i lartë. Ai tha se fitorja e presidentit Erdoğan është shumë e rëndësishme edhe për ta.

“Turqia është një fuqi shumë e madhe për ne. Një Turqi e madhe, e fuqishme do të thotë një Ballkan i fuqishëm”, theksoi Kahveci.

Fikrije Ibishi nga Shkupi, nga ana e saj, tha se ka ardhur për fitoren e presidentit Erdoğan.

“Recep Tayyip Erdoğan është një person shumë i rëndësishëm ku ka kontribuar për vendin tonë dhe shpresojmë që të kontribuojë ende”, tha ajo.

Ndërkohë, një qytetar shpërndau bakllava për qytetarët e mbledhur me rastin e fitores së Erdoğan.

Pas festimeve pranë xhamisë Murat Pasha, qytetarët me automjetet e tyre kaluan në ambasadën turke në Shkup, ku prej aty parakaluan rrugët e kryeqytetit. Qytetarët më pas u shpërndanë.

Gjithashtu forcat e sigurisë morën masa para ambasadës.

Kosovë

Qindra kosovarë dhe qytetarë turq që jetojnë në vend u mblodhën rreth Konsullatës së Përgjithshme të Turqisë në Prizren në sheshin historik të Shatërvanit të Prizrenit, duke festuar me daulle dhe surle.

Turma, duke mbajtur flamuj të Turqisë dhe të Kosovës, brohoriste parulla në favor të presidentit Erdoğan.

Bosnje

Qytetarët në Bosnjë dhe Hercegovinë festuan suksesin e presidentit Recep Tayyip Erdoğan në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.
Qytetarët turq dhe boshnjakët u mblodhën në restorantin e drejtuar nga turqit në lagjen Ilıca në Sarajevë, kryeqyteti i Bosnje-Hercegovinës, dhe panë rezultatet e zgjedhjeve në ekranin e vendosur këtu.
Qytetarët duke formuar një kolonë me automjetet e tyre të zbukuruara me flamuj turq dhe flamurë të AK Partisë erdhën pranë qendrës tregtare të quajtur Qendra e qytetit të Sarajevës duke i rënë borive.
Qytetarët lanë lule dhe u lutën në zonën e ngritur për 25-vjeçaren Azra Spahic, e cila humbi jetën si pasojë e përplasjes nga një automjet një ditë më parë. Prej këtu grupi vazhdoi në heshtje drejt Pazarit historik të Bashit dhe u mblodh para shatërvanit që është simboli i qytetit. Këtu turma ka brohoritur parulla në favor të Erdoganit.
Pas fjalimeve, qytetarët bënë një xhiro dhe festuan suksesin e Erdoganit.

Novi Pazar

Fitorja e Erdoganit u festua me fishekzjarre në Novi Pazar të Serbisë.

Gaza

Palestinezët në Gaza festuan fitoren e presidentit Recep Tayyip Erdogan në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Related posts

Gjermania do të forcojë kontrollet kufitare me Poloninë dhe Çekinë

rezart morina

Tkurret Serbia, Lugina me mbi 100 mijë shqiptarë të regjistruar

admin

Ky bandit, është shoferi i Igor Simiqit

admin