RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Fidan: Provokimi i rrezikshëm i Izraelit për luftë me Libanin rrezikon të përhapë konfliktin

fidan:-provokimi-i-rrezikshem-i-izraelit-per-lufte-me-libanin-rrezikon-te-perhape-konfliktin

Provokimi i rrezikshëm i Izraelit për fillimin e një lufte me Libanin rrezikon përhapjen e konfliktit të Gazës në rajonin më të gjerë, paralajmëroi ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan, transmeton Anadolu.

“Unë mendoj se izraelitët mezi po e frenojnë veten për të shkuar në luftë me Libanin. Por unë gjithmonë them se kjo rrugë është një rrugë pa krye. Nëse diçka e tillë ndodh, sigurisht që kjo luftë nuk do të ketë fund”, tha Fidan disa orë pas vrasjes së zëvendësshefit të Hamasit, Saleh al-Arouri në Liban, nga ana e Izraelit, duke sugjeruar se çdo zhvillim tjetër i tillë mund të bëjë që lufta të përhapet.

“Përkundrazi, nëse dëshirojmë që çështja (e Palestinës) të zgjidhet, është e nevojshme të fokusohemi në paqen dhe një zgjidhje me dy shtete”, u tha Fidan gazetarëve në Ministrinë e Jashtme në kryeqytetin Ankara.

Lidhur me atentatin e së martës mbrëma, i cili shkaktoi reagime të gjera edhe pse Izraeli e ka mohuar përgjegjësinë, Fidan tha: “Si do të reagojë Hezbollahu ndaj kësaj? Me fjalë të tjera, do të reagojë duke hyrë plotësisht në luftë apo duke u hakmarrë?”.

Të martën në mbrëmje, një dron izraelit vrau zëvendësshefin e Hamasit Saleh al-Arouri në kryeqytetin libanez Bejrut së bashku me dy komandantë të krahut të tij ushtarak, Brigadat Al-Qassam.

Arouri ishte lideri më i lartë i Hamasit që është vrarë nga Izraeli që nga shpërthimi i konfliktit të Gazës më 7 tetor.

Izraeli ka kryer sulme intensive ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës që nga një operacion ndërkufitar nga grupi palestinez Hamas më 7 tetor.

Të paktën 22.185 palestinezë janë vrarë që atëherë dhe 57.035 të tjerë janë plagosur, sipas autoriteteve shëndetësore të Gazës, ndërsa rreth 1.200 izraelitë besohet se janë vrarë në sulmin e Hamasit.

Related posts

Kryekonsulli në Odesa: Vazhdon zjarri në anijen me flamur turk në portin ukrainas

Muhamet Ramadani

Qeveria gjermane nën presion të rritjes së numrit të refugjatëve

admin

Presidentët Erdogan dhe Trump diskutojnë për marrëdhëniet dypalëshe, Iranin dhe Gazën

RTI