RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Fillon protesta e OVL-UÇK-së

fillon-protesta-e-ovl-uck-se

Ka filluar grumbullimi i qytetarëve në protestën e thirrur për sot nga Organizata e Veteranëve të Luftës.

Ushtruesi i detyrës i kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka thënë se kjo protestë organizohet për të kundërshtuar bastisjet e fundit ndaj ish-luftëtarëve të UÇK-së.

Protestuesit kanë hedhur telefonat e tyre brenda oborrit të EULEX-it, në shenjë proteste për bastisjet e fundit që kanë kryer njësitet e EULEX-it ditët e fundit, me ç’rast kanë sekuestruar telefonat e disa ish-ushtarëve të UÇK-së dhe familjarëve të tyre.

Protesta po mbahet para objektit të EULEX-it në Fushë Kosovë.

Me urdhër të Dhomave të Specializuara, EULEX dje ka bastisur shtëpinë e ish-luftëtarit të UÇK-së, Behar Berisha. Ndërkaq ditëve të fundit u ka sekuestruar telefonat personalë ish-komandantit të Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remit, ish-të burgosurit politik, Nait Hasanit, vëllait të luftëtarit të UÇK-së, Sali Mustafës, si dhe ka bastisur shtëpinë e heronjve Fahri e Bahri Fazliu

Related posts

Ushtria Siriane merr kontrollin e bazës ushtarake Al-Shaddadi në Hasakah

RTI

“Mund të dalë jashtë kontrollit”- Lufta në Lindjen e Mesme, kreu i OKB apelon: Të ulen menjëherë tensionet dhe të ndalet konflikti! Kërcënim dhe për ekonominë

admin

Osmani e uron Erdoganin për fitoren: Të forcohet partneriteti ynë

admin