RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Finlanda ka nevojë për 50 mijë emigrantë në 28 vitet e ardhshme 

finlanda-ka-nevoje-per-50-mije-emigrante-ne-28-vitet-e-ardhshme 

Finlandës i duhen më shumë se 50 mijë emigrantë gjatë 28 viteve të ardhshme për të plotësuar vendet e lira të punës për shkak të plakjes së popullsisë.

Kështu tregonin të dhënat nga industria finlandeze e teknologjisë.

‘Technologies Finlanda’ deklaron se vetëm kjo industri, e cila përfaqëson sektorin më të rëndësishëm të eksportit në Finlandë, do të ketë nevojë për 130 mijë ekspertë të rinj në 10 vitet e ardhshme, njoftoi agjencia Xinhua.

Vetëm gjysma e tyre do të zëvendësojnë pensionistët, çka do të thotë se në dhjetë vitet e ardhshme do të ketë dhjetëra mijëra vende pune të lira në këtë industri eksporti.

“Finlanda po plaket dhe po zhytet në borxhe dhe qëndrueshmëria ekonomike po kthehet përmbys”, tha presidenti i Shoqatës së Teknologëve të Finlandës Jaakko Eskola, raporton “Business Standard”.

Nëse Finlanda nuk ka mjaftueshëm njerëz të aftë për punë, mirëqenia në vend nuk do të jetë e qëndrueshme, shtoi Eskola.

Ai shtoi se e vetmja mundësi është rritja e ndjeshme e emigracionit. /eurozone

Related posts

Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Muhamet Ramadani

Autopsia e trupit të pajetë të Faton Hajrizit pritet të bëhet sot

admin

Konsultimet në Presidencë, Osmani pas Kurtit takon edhe Krasniqin e Abdixhikun

admin