RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Forcat izraelite arrestojnë 19 palestinezë, përfshirë një fëmijë 12-vjeç

forcat-izraelite-arrestojne-19-palestineze,-perfshire-nje-femije-12-vjec

Forcat izraelite arrestuan 19 palestinezë, përfshirë një fëmijë 12-vjeç, në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor, transmeton Anadolu.

Forcat izraelite vazhduan ndalimin e palestinezëve në shumë pjesë të Bregut Perëndimor dhe Kudsit Lindor, njoftoi agjencia zyrtare palestineze e lajmeve WAFA.

Forcat izraelite arrestuan 12-vjeçarin Mohammad Yasir Dervish në Isawiya të Kudsit Lindor dhe 18 palestinezë në Bregun Perëndimor, duke përfshirë 9 në Betlehem, 4 në Ramallah, 3 në Jenin dhe nga një në Nablus dhe Qalqilya.

Forcat izraelite, të cilat bastisin shpesh shtëpitë në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor, po arrestojnë palestinezë me akuza të ndryshme. Herë pas here shpërthejnë incidente mes banorëve palestinezë dhe ushtarëve izraelitë, të cilët reaguan ndaj bastisjeve.

Related posts

Ministri izraelit i ekstremit të djathtë kërcënon palestinezët me dënim me vdekje në “karrige elektrike”

admin

S’ka kuorum për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare

Muhamet Ramadani

Mitrovica zgjohet me mesazhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, KFOR-i monitoron situatën me helikopter

admin