RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Formohet Qeveria e re boshnjake tre muaj pas zgjedhjeve

formohet-qeveria-e-re-boshnjake-tre-muaj-pas-zgjedhjeve

Parlamenti i Bosnjës të mërkurën ka miratuar qeverinë e re të udhëhequr nga kryeministrja e parë grua në shtetin ballkanik.

Qeveria u mbështet nga deputetët nga 10 partitë politike të cilat lanë anash diferencat ideologjike për të formuar një koalicion pas zgjedhjeve të tetorit në vendin e ndarë etnikisht, raportoi AP.

Koalicioni, i mandatuar sipas Kushtetutës boshnjake, përfshinë përfaqësuesit e vendit nga tri grupet kryesore etnike – boshnjakë, kroatë dhe serbë.

Nëntë ministrat u propozuan nga kryeministrja Borjana Kristo, kroate.

Bashkimi Evropian dhjetorin e vitit të kaluar vendosi që ta shtojë Bosnjën në listën e kandidatëve zyrtarë për t’iu bashkuar bllokut prej 27 shtetesh pavarësisht kritikave të vazhdueshme për mënyrën se si drejtohet shteti. Qeveria e Kristos do të duhet të adoptojë dhe implementojë një varg reformash politike, sociale dhe ekonomike si pjesë e procesit të pranimit.

Për herë të parë në mbi një dekadë, shumica qeveritare ka përjashtuar partinë nacionaliste boshnjake SDA. Sërish përfshinë partitë nacionaliste kroate dhe serbe, HDZ-në e Kristos dhe SNSD-në, e cila drejtohet nga politikani serb pro-rus, Milorad Dodik. /koha

Related posts

BBC refuzon kërkesën e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për të quajtur Hamasin “terrorist”

rezart morina

Përpjekjet për marrëveshje, delegacioni afrikan takohet me presidentin Putin

admin

Droni regjistron shk’atërrimin masiv nga su’lmet iz’raelite në Ga’zën veriore

admin