RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Fragmente raketash bien pranë parlamentit dhe zyrës së Netanyahut në Kuds

fragmente-raketash-bien-prane-parlamentit-dhe-zyres-se-netanyahut-ne-kuds

Fragmente raketash ranë pranë parlamentit të Izraelit dhe zyrës së kryeministrit në Kudsit Perëndimor, pas një breshërie raketash të lëshuara nga Irani drejt Izraelit, transmeton Anadolu.

Transmetuesi publik izraelit publikoi një fotografi të asaj që e përshkroi si një fragment të madh rakete që ra pranë ndërtesës së Knessetit në Kuds.

Video pamjet e transmetuara nga mediat izraelite gjithashtu treguan anëtarët e Knessetit duke nxituar drejt strehimoreve pasi sirenat e alarmit u dëgjuan në zonë.

Ndërkohë, e përditshmja izraelite Yedioth Ahronoth raportoi se fragmente të tjera ranë pranë zyrës së kryeministrit Benjamin Netanyahu në Kuds.

Channel 12 raportoi se disa fragmente raketash ranë në zona të gjera të Kudsit dhe në Izraelin qendror pasi Irani lëshoi një breshëri raketash drejt vendit. Nuk pati konfirmim të menjëhershëm nga burime të pavarura për viktima ose dëme materiale të mundshme nga rënia e fragmenteve.

Related posts

Thellohet skandali i korrupsionit në Ukrainë, implikohet edhe sistemi bankar! Misteri i zhdukjes së ministrit të Mbrojtjes

admin

Rusi: Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së thirrje palëve të shmangin tensionet e mëtejshme

Muhamet Ramadani

Ngritet aktakuzë për korrupsion kundër gjashtë zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të komunës së Istogut

admin