Franca ka nisur blerjen e aksioneve të mbetura (16%), në kompaninë kombëtare të energjisë elektrike (EDF) që aktualisht nuk është në pronesi të e shtetit, njoftoi të martën autoriteti i tregjeve financiare (AMF), në Paris.
“Shteti ka paraqitur një ofertë të thjeshtuar për blerje publike, një hap fillestar për të hequr aksionet e (EDF-së) nga tregu. Procesi vlerësohet të kushtojë rreth 9.7 miliardë euro (9.7 miliardë dollarë)”, sipas transmetuesit “Europe 1”.
Hapi i qeverisë franceze po shihet si pjesë e planit të saj për të zgjeruar prodhimin e energjisë bërthamore.
Presidenti francez, Emmanuel Macron njoftoi synimin për të shtetëzuar plotësisht (EDF).
Më herët të martën, kryeministrja Elisabeth Borne tha se qëllimi ishte të sigurohej sovraniteti francez në përgjigje të luftës në Ukrainë.
Tranzicioni do të ndodhë në bazë të energjisë bërthamore, me synimin për ta bërë Francën fuqinë e parë të madhe që do të heqë plotësisht lëndët djegëse fosile. Franca do të zgjerojë burimet e rinovueshme dhe do të ndërtojë të paktën gjashtë stacione të reja të energjisë bërthamore.
Rreth gjysma e 56 stacioneve të energjisë bërthamore të EDF-së janë aktualisht jashtë funksionit për shkak të punimeve të mirëmbajtjes. /atsh