RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Franca përgatitet të evakuojë qytetarët e saj nga Nigeri

franca-pergatitet-te-evakuoje-qytetaret-e-saj-nga-nigeri

Pas grushtit të shtetit dhe sulmit ndaj ambasadës në Niger, Franca ka marrë vendim që të evakuojë qytetarët e saj nga ky vend, transmeton Anadolu.

Sipas të dhënave në median e vendit të cilat bazohen në ambasadën e Francës në Niamey, Franca po përgatitet të evakuojë qytetarët e saj në Niger. Në mesazhin që ambasada u ka dërguar qytetarëve të saj francezë në vend pas përkeqësimit të situatës së sigurisë në Niger, thuhet se është planifikuar operacion evakuimi përmes rrugës ajrore.

Shtypi francez ka transmetuar se këtë informacion e ka konfirmuar edhe Ministria e Jashtme.

Ministrja e Jashtme franceze, Catherine Colonna lidhur me situatën në Niger tha se “Prioriteti ynë është siguria e qytetarëve tanë në këtë vend”. Më 30 korrik pallati Elysee lidhur me protestat ku u shënjestrua ambasada franceze në Niamey tha se do të japë kundërpërgjigje në mënyrë të ashpër dhe të menjëhershme ndaj çdo sulmi kundër interesave të vendit ose qytetarëve të saj.

– Protestuesit në Niger shënjestruan ambasadën franceze

Mijëra protestues që u mblodhën më 30 korrik para ambasadës franceze në kryeqytetin e Nigerit, Niamey, vendosën në objektiv dhe dëmtuan ndërtesën e ambasadës. Pas grushtit ushtarak më 26 korrik në Niger, qeveria e Parisit tha se ka pezulluar të gjithë mbështetjen buxhetore dhe ndihmat financiare ndaj këtij vendi.

– Grushti i shtetit në Niger

Në Niger, presidenti Mohamed Bazoum u arrestua nga elementë të Regjimentit të Gardës Presidenciale më 26 korrik dhe atë mbrëmje ushtria njoftoi marrjen e pushtetit.

Gjenerali Omar Tchiani, komandanti i Regjimentit të Gardës Presidenciale, më 28 korrik njoftoi marrjen e drejtimit të juntës së emërtuar Këshilli Kombëtar për Mbrojtjen e Atdheut (CNSP) dhe kalimin e tij në krye të qeverisë së përkohshme.

Bazoum që nga 26 korriku e deri më tani mbahet në banesën e tij personale.

Related posts

Gjermania merr komandën e forcave të gatishmërisë së lartë të NATO-s

admin

Borrell deklarohet për sulmin ndaj Policisë së Kosovës

admin

Aksion i Krimeve Ekonomike në veri, cak një depo në hyrje të Zveçanit

admin