RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

“Ndërhyrja e mundshme e ECOWAS ndaj Nigerit do të jetë shpallje lufte”

“nderhyrja-e-mundshme-e-ecowas-ndaj-nigerit-do-te-jete-shpallje-lufte”

Burkina Faso dhe Mali njoftuan se ndërhyrja e mundshme e Komunitetit Ekonomik të Shteteve të Afrikës Perëndimore (ECOWAS) ndaj Nigerit do të jetë shpallje lufte ndaj tyre, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi i qeverisë së Malit, Abdoulaye Maiga lexoi një deklaratë të përbashkët në emër të Burkina Fasos dhe Malit lidhur me ndërhyrjen e mundshme ushtarake të ECOWAS kundër juntës në Niger.

Në deklaratë theksohet se popujt e Malit dhe Burkina Fasos ndodhen në solidaritet me popullin e Nigerit përballë sanksioneve që ka zbatuar ECOWAS pas grushtit të shtetit.

“Nëse ECOWAS kryen ndërhyrje ushtarake ndaj Nigerit, kjo do të jetë shpallje lufte ndaj Burkina Fasos dhe Malit” thuhet në deklaratën ku paralajmërohet se kjo ndërhyrje do të destabilizojë në afat të gjatë rajonin ashtu si në ndërhyrjen e NATO-s ndaj Libisë.

Më tej në deklaratë njoftohet se Mali dhe Burkina Faso mund të tërhiqen nga ECOWAS në rast se realizohet ndërhyrja.

– Afat 1 javor ndaj puçistëve

Në një samit që mbajti më 30 korrik ECOWAS i dha juntës në Niger afat një javor, për lirimin dhe rikthimin në detyrë të presidentit Mohamed Bazoum.

ECOWAS njoftoi se në rast se kërkesat nuk përmbushen, do të shqyrtojnë çdo alternativë, përfshirë ndërhyrjen ushtarake.

– Grushti i shtetit në Niger

Në Niger, presidenti Mohamed Bazoum u arrestua nga elementë të Regjimentit të Gardës Presidenciale më 26 korrik dhe atë mbrëmje ushtria njoftoi marrjen e pushtetit.

Gjenerali Abdurrahman (Omar) Tchiani, komandanti i Regjimentit të Gardës Presidenciale, më 28 korrik njoftoi marrjen e drejtimit të juntës së emërtuar Këshilli Kombëtar për Mbrojtjen e Atdheut (CNSP) dhe kalimin e tij në krye të qeverisë së përkohshme.

Related posts

Inspektori i Përgjithshëm i AKI-së raporton në Komision me dyer të mbyllura

admin

Rusia me valë sulmesh të reja në Ukrainë

rezart morina

Tri gra mbesin të vdekura pas një sulmi me armë në Romë

admin