Në kryeqytetin francez Paris ndodhën tensione mes policisë dhe disa tifozëve që dolën për të festuar avancimin e kombëtares së Marokut në futboll në gjysmëfinalen e Kupës së Botës Katar 2022, raporton Anadolu Agency (AA).
Pasi Maroku mundi Portugalinë 1-0 në çerekfinale, tifozët u mblodhën në bulevardin e famshëm Champs Elysées të Parisit për të festuar fitoren.
Ndërsa festimet vazhdonin, pati momente të tensionuara mes disa mbështetësve të Marokut dhe policisë. Policia u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës ndaj tifozëve.
Një tifoze 20-vjeçare me emrin Salima, e cila erdhi për të festuar fitoren e Marokut, tregoi për AA se vuan nga astma dhe se është prekur nga gazi pasi nuk kishte maskë.
Ndërkohë që tifozët marokenë vazhdonin të brohorisnin në Champs Elysées, festimeve iu bashkuan edhe mbështetësit e kombëtares franceze, e cila kaloi në gjysmëfinale pas mposhti Anglinë me rezultatin 2-1.
Watch violent racist French police beating and chasing supporters celebrating Morocco’s victory on Champs-Élysée in #Paris . #DimaMaghrib #QatarWorldCup2022 pic.twitter.com/YrgUTpI7rW
— moonbee (@BMoon_bee) December 10, 2022