RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Francë, sezoni i pushimeve rrit përhapjen e Eris, versionit të ri të COVID-19

france,-sezoni-i-pushimeve-rrit-perhapjen-e-eris,-versionit-te-ri-te-covid-19

Përhapja e Eris (EG.5.1), një nënvariant i variantit Omicron të COVID-19 në Francë, mund të ketë lidhje me sezonin e pushimeve verore, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të Radios Ndërkombëtare Franceze (RFI), në një deklaratë nga Institucioni i Shëndetit Publik bëhet e ditur se në të gjitha rajonet janë vërejtur rritje në numrin e rasteve të Eris, por që rritja më e lartë është në zonat e pushimit.

Në ditët e fundit në Francë janë vërejtur rritje në numrin e personave të shtruar në spital me dyshimin për COVID-19 dhe se rastet e dyshuara me COVID-19 në krahasim me një javë më parë kanë shënuar rritje me 25 për qind tek individët 15 deri në 74 vjeç.

Raportohet se kjo normë është rritur me 34 për qind tek individët mbi 74 vjeç dhe 56 për qind tek foshnjat nën moshën 2 vjeç.

Numri më i madh i rasteve është raportuar nga rajoni Nouvelle Aquitaine, ku kanë rezultuar pozitiv 789 raste në testet PCR të kryera për periudhën 31 korrik deri në 6 gusht. Më tej thuhet se 730 raste pozitive janë shënuar në Occitanie, 689 në le-de-France në të cilën përfshihet dhe kryeqyteti Paris si dhe 638 raste në rajonin Provence-Alpes-Cote d’Azur.

Theksohet se tubimi i njerëzve në aktivitete sociale të tilla si festivale dhe aktivitete të tjera mund të kenë nxitur shpejtësinë e përhapjes së Eris. Më shumë se një e treta e rasteve të reja mund të jenë të lidhura me Eris, i cili është nënvariant i variantit Omicron të COVID-19.

– Bëhet fjalë për rritje të qëndrueshme në përhapjen e Eris

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) më 9 gusht publikoi një raport lidhur me variantin Eris.

Sipas raportit, ka patur rritje të qëndrueshme në përhapjen e Eris, i cili më parë ishte një “variant nën vëzhgim” dhe statusi i të cilit u ndryshua në “variant që duhet të ndiqet”. Që nga 7 gushti u ndanë mbi 7 mijë mostra nga 51 vende.

Bazuar në provat aktuale, rreziku i shëndetit publik që përbën Eris u vlerësua si “i ulët në nivel global”, i ngjashëm me rrezikun e varianteve të tjera ekzistuese të COVID-19.

Gjithashtu u theksua se Eris në varësi të karakteristikave të tij mund të përhapet globalisht dhe mund të shkaktojë rritje të rasteve.

Related posts

Takimi me Vuçiç në Bruksel, Kurti: Do të shohim si mund të zhvillojmë dialogun mes vendeve

admin

Biden anashkalon palestinezët në fjalimin e tij

rezart morina

Kryetari i delegacionit gjerman në Asamblenë Parlamentare të KiE: Kosova i ka plotësuar kushtet për anëtarësim

admin