RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

“Frikë morale”: Raportuesja speciale kritikon kërcënimin e Izraelit me viza për stafin e OKB-së

“frike-morale”:-raportuesja-speciale-kritikon-kercenimin-e-izraelit-me-viza-per-stafin-e-okb-se

Raportuesja speciale e OKB-së për Palestinën kritikoi vendimin e Izraelit për t’i refuzuar vizat stafit të OKB-së, duke thënë se “sulmet e pabaza” ndaj organizatës dëshmojnë “frikë morale”, transmeton Anadolu.

“Sulmet e pabaza kundër OKB-së dëshmojnë vetëm frikë morale. OKB-ja është dobësuar nga mosndëshkimi disadekadësh i Izraelit për shkeljet e Ligjit Ndërkombëtar, përfshirë kolonizimin e territorit okupues dhe zhvendosjen e detyruar. OKB-ja duhet t’i kërkojë llogari Izraelit nëse dëshiron të shpëtojë reputacionin/qëllimin e saj”, tha Francesca Albanese në “X” në përgjigje të postimit të ministrit të Jashtëm izraelit Eli Cohen për refuzimin e vizave për “hipokrizinë e OKB-së”.

“Pa liri për të gjithë, nuk do të ketë liri për askënd”, shtoi ajo dhe bëri thirrje për një armëpushim në Gaza, lirimin e pengjeve izraelite dhe palestinezët e arrestuar arbitrarisht, rindërtimin dhe fundin e pushtimit të territoreve palestineze.

Cohen kishte thënë se “Nuk do të heshtim më përballë hipokrizisë së OKB-së!” dhe se ai udhëzoi Ministrinë e Jashtme “të mos i zgjasë vizat një prej punonjësve të organizatës në Izrael dhe të refuzojë kërkesën për vizë të një punonjësi tjetër”.

Sjellja e OKB-së që nga 7 tetori, tha ai, është një “turp për organizatën dhe komunitetin ndërkombëtar” dhe se “Nuk do të punojmë me ata që bashkëpunojnë me propagandën e organizatës terroriste Hamas”.

Cohen akuzoi Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, i cili ka kritikuar Hamasin por ka thënë se sulmi i tetorit nuk ndodhi pa shkas, për të legjitimuar “krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit”.

Ai tha se komisioneri i OKB-së për të drejtat e njeriut “publikon ;shpifje gjaku’ të paargumentuara” dhe e quajti ‘UN Women’ “një organizatë që për dy muaj injoroi aktet e përdhunimit të kryera kundër grave izraelite”.

Izraeli ka sulmuar Rripin e Gazës që nga sulmi ndërkufitar i Hamasit më 7 tetor, sipas shifrave të autoriteteve shëndetësore në enklavë, duke vrarë të paktën 20.674 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, si dhe duke plagosur mbi 54.536 të tjerë.

Sulmet izraelite e kanë shndërruar Gazën në gërmadha, me gjysmën e banesave të territorit bregdetar të dëmtuara ose të shkatërruara dhe me pothuajse 2 milionë njerëz të zhvendosur brenda enklavës me një popullsi të dendur mes mungesës së ushqimit dhe ujit të pastër.

Organizatat e të drejtave të njeriut kanë kritikuar Izraelin për taktikat e saj të luftës, duke e quajtur atë “ndëshkim kolektiv” të 2,3 milionë banorëve të Gazës.

Related posts

Rama: Shqipëria është vendi me rritjen më të madhe të turizmit në Evropë në vitin 2023

admin6

Tensionet në veri, diplomatja e lartë e SHBA-së vizitë në Kosovë dhe Serbi

rezart morina

Ursula von der Leyen: Evropa e bën Kroacinë më të fortë dhe anasjelltas 

admin