RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

FSK e gatshme të niset drejt Shqipërisë

fsk-e-gatshme-te-niset-drejt-shqiperise

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se mbrëmë ka telefonuar homologun e tij shqiptar, Niko Peleshin, pas tërmetit 5.2 ballësh që goditi Shqipërinë.

Në këtë bisedë, Mehaj i tha Peleshit që FSK është e gatshme për të ndihmuar me të gjitha kapacitetet, në çfarëdo situate të jetë e nevojshme.

“Pas tërmetit të sontëm në Republikën e Shqipërisë, kam kontaktuar menjëherë Ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi.

Nga autoriteti im zyrtar dhe përgjegjësia vëllazërore, i shpreha gatishmërinë e plotë dhe të menjëhershme për mbështetje në reagim me të gjitha kapacitetet tona specialistike operacionale të FSK-së.

Përveç mirënjohjes vëllazërore, Ministri Peleshi më gëzoi me informacionin se aktualisht gjendja është nën menaxhim dhe kontroll të strukturave të Mbrojtjes Civile të Republikës së Shqipërisë dhe Bashkisë së Klosit.

Së bashku me Ministrin Peleshi do të jemi në komunikim intenziv, si gjithmonë, për monitorim të situatës në vazhdim.

Në të mirë e në vështirësi jemi bashkë si gjithmonë!” ka shkruar Mehaj në facebook.

Kujtojmë, që në tërmetin e vitit 2019, i cili la pasoja të mëdha, FSK u nis drejt Shqipërisë, për të ndihmuar në operacionet e kërkim-shpëtimit.

Related posts

“Rajoni dhe bota nuk mund të përballojnë më shumë luftë!”- Pas sulmit iranian në Izrael, mblidhet Këshilli i OKB-së, Guterres: Civilët po paguajnë çmimin më të lartë

admin

Aktakuzë kundër 12 personave për vepra të ndryshme penale

Muhamet Ramadani

Ushtria hebreje vret një fëmijë palestinez në Al Khalil

admin