RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gaza po përjeton “nivele alarmante” të urisë, thotë OKB-ja

gaza-po-perjeton-“nivele-alarmante”-te-urise,-thote-okb-ja

Në veri të Gazës 97% e shtëpive kanë ushqim të pamjaftueshëm dhe afër 83% në jug po “bëjnë strategji ekstreme të konsumit” për të mbijetuar pasi lufta Hamas-Izrael ka shkaktuar “humbje, shkatërrim dhe mjerim të paimagjinueshëm” atje, ka thënë Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së.

“Secili në Gaza është i uritur”, ka thënë shefja e Programit, Cindy McCain. Ajo ka përsëritur thirrjen për pauzë humanitare nga lufta.

Në një raport që ka publikuar Programi i Ushqimit të OKB-së thuhet se 9 nga 10 njerëz në veri të Gazës po kalojnë një ditë e një natë të plotë pa ngrënë vazhdimisht. CNN-i ka raportuar për banorë që po vdesin urie.

Raporti ka thënë se ka mundur të kryejë vlerësim të shpejtë të sigurisë ushqimore gjatë armëpushimit që përfundoi më 1 dhjetor. Pas kësaj periudhe, situata është përkeqësuar më tej.

Related posts

Indi, të paktën 35 të vdekur nga shembja e një tempulli

rezart morina

Ushtria izraelite bastis spitalin Al-Shifa në Gaza, raportohet për të vdekur dhe të plagosur

admin6

Punëtorët e Kardiologjisë, kërkojnë shkarkimin e menaxhmentit

rezart morina