Në margjinat e Forumit të Bledit, zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla, zhvilloi një takim me homologen e saj sllovene Tanja Fajon.
Gjatë këtij takimi fokus ishte forcimi i partneritetit strategjik mes Kosovës dhe Sllovenisë.
Sipas njoftimit për media thuhet se Gërvalla falënderoi Fajon për ftesën dhe organizimin e shkëlqyer të Forumit të Bledit, duke theksuar se ky forum po luan një rol të madh në avancimin e dialogut dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.
Ministrja Gërvalla dhe homologia e saj sllovene diskutuan gjithashtu për marrëveshjet ndërshtetërore, njohjen reciproke të patentave të shoferëve, zgjerimin e lidhjeve tregtare dhe ekonomike, si dhe mbështetjen e Sllovenisë në rrugën e integrimit euroatlantik të Kosovës. /Telegrafi/
The post Gërvalla dhe Fajon diskutojnë për njohjen reciproke të patentë shoferëve first appeared on Radio Televizioni Iliria.