RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Gërvalla takon homologun e saj nga Singapori, diskutojnë për thellimin e marrëdhënieve shtetërore

gervalla-takon-homologun-e-saj-nga-singapori,-diskutojne-per-thellimin-e-marredhenieve-shteterore

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla e cila po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) është takuar me homologun e saj të Singaporit, Vivian Balakrishnan, me të cilin kanë diskutuar për thellimin e marrëdhënieve mes këtyre dy shteteve.

Ministrja Gërvalla ka shkruar në platformën “X” se Singapori është një shembull se si shtetet e vogla mund të arrijnë rezultate të mëdha.

“Singapori është një shembull se si shtetet e vogla mund të arrijnë rezultate të shkëlqyera përkundër të gjitha dyshimeve. Shumë mirënjohëse për një takim të përzemërt dhe të thellë me kolegun timVivian Balakrishnan dhe diskutimin rreth një sërë mundësish për të thelluar më tej marrëdhëniet mes Singaporit dhe Kosovës në të ardhmen”, ka shkruar Gërvalla.

Related posts

Ulja e numrit të emigrantëve që hyjnë në SHBA, Joe Biden bisedon me homologun meksikan

admin

Vrasja e Liridona Ademajt, Gjykata e Prishtinës dënon me burg përjetë bashkëshortin e saj Naim Murseli

admin

Farmacitë gjermane paralajmërojnë mungesë të barnave kundër kancerit

admin