RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmetTurqi

Gërvalla takon homologun turk, flasin për mbështetjen ndaj Kosovës për KiE dhe NATO

gervalla-takon-homologun-turk,-flasin-per-mbeshtetjen-ndaj-kosoves-per-kie-dhe-nato

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka takuar ministrin e jashtëm të Turqisë, Hakan Fidan.

Sipas komunikatës, thuhet se temë diskutimi ka qenë mbështetja e Turqisë ndaj Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, në NATO dhe organizata tjera ndërkombëtare, fuqizimi i bashkëpunimit në shkëmbime tregtare dhe investime strategjike.

Tutje, gjatë këtij takimi është diskutuar edhe rreth sigurisë në rajon dhe nevojën e rritjes së bashkëpunimit multilateral në tejkalimin e sfidave të përbashkëta.

Ministrja Gërvalla e ka njoftuar ministrin Fidan për prioritetet e Kosovës në proceset integruese dhe fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar.

Related posts

Ministria e Financave sërish me thirrje për përfituesit e skemave pensionale

Muhamet Ramadani

Afro 16.500 kafshë shtëpiake të braktisura në Francë gjatë 4 muajve

admin

Hoxha takohet me përfaqësuesit shqiptarë të Luginës së Preshevës

Muhamet Ramadani