RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Gjashtë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit, katër të arrestuar

gjashte-raste-te-dhunes-ne-familje-ne-24-oret-e-fundit,-kater-te-arrestuar

Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, në disa komuna të ndryshme të vendit.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rastet janë regjistruar në Drenas, Podujevë, Kamenicë, Pejë, Mitrovicë e Jugut dhe Vushtrri.

Prej këtyre rasteve, katër persona janë arrestuar nga policia.

Rastet e raportuara:

Në Gllogoc është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, i cili pas një mosmarrëveshjeje dyshohet se ka kanosur dhe sulmuar viktimën femër kosovare.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Në Podujevë është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, i cili dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimave kosovare.

Pas intervistimit, ai është dërguar në mbajtje për 48 orë me vendim të prokurorit.

Në lagjen “Iliria” në Kamenicë është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, i cili dyshohet për veprat e njëjta ndaj një viktime femër kosovare.

Ai është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Në Pejë raportohet se një i dyshuar mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur ndaj një viktime femër kosovare.

Pas intervistimit, rasti po vazhdon në procedurë të rregullt.

Në Mitrovicën e Jugut është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, i cili nën ndikimin e alkoolit dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit.

Në Vushtrri raportohet se një i dyshuar mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare.

Viktima nuk ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa rasti është duke u hetuar.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rastet janë iniciuar dhe hetimet po vazhdojnë.

Related posts

Mbi 80 të vdekur nga super tajfuni në Vietnam! Shkaktoi rrëshqitje dheu dhe përmbytje

admin

Policia gjermane largon protestuesit propalestinezë nga Universiteti i Berlinit

Muhamet Ramadani

Rritet në 53 numri i viktimave nga zjarret në Hawaii

admin