RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan, policia jep detaje

gjendet-pa-shenja-jete-nje-person-ne-gjilan,-policia-jep-detaje

Një 50-vjeçar është gjetur pa shenja jete mesditën e sotme në fshatin Bilinicë të komunës së Gjilanit.

Kështu ka konfirmuar për tëvë1.info zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani i cili ka bërë të ditur se njësitet relevante policore dhe ekipi emergjent mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Policia ka bërë të ditur se hetimet lidhur me ndriçimin dhe sqarimin e rastit janë duke u zhvilluar.

“Me datën 07.02.2026 rreth orës 12:20, kemi pranuar informacion se në fshatin Bilinicë të komunës së Gjilanit, nga familjarët është gjetur pa shenja jete një person mashkull, i vitit të lindjes 1976. Njësitet relevante policore dhe ekipi emergjent mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar se personi është pa shenja jete. Hetimet lidhur me ndriçimin dhe sqarimin e rrethanave të këtij rasti janë duke u zhvilluar nga Njësia për Hetime Rajonale në Gjilan, në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka deklaruar Osmani.

Related posts

​Qeveria “mbulohet” me flamurin e Ukrainës

admin

Tre të vrarë dhe disa të plagosur nga bombardimet izraelite në Gaza

Muhamet Ramadani

Turi i Zelenskyt në Evropë, presidenti takon Papa Leon, Vatikani: Dialogu, thelbësor për paqe të qendrueshme në Ukrainë

admin