Në Gjenevë të Zvicrës me thirrjen e SHBA-së u mbajt takimi i katërt për Sirinë, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të nivelit të lartë nga disa vende, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në takimin në Zyrën e Kombeve të Bashkuara (OKB) në Gjenevë morën pjesë përfaqësues nga 13 vende, të kryesuar nga ndihmësnënsekretari për Çështjet e Lindjes së Afërt në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, Ethan Goldrich, i cili është edhe përgjegjës për marrëdhëniet me Sirinë, Jordaninë dhe Libanin.
Sipas deklaratave të vendeve pjesëmarrëse, zëvendësministri i Çështjeve Rajonale përfaqësues i Katarit, Mohammed bin Abdulaziz, dhe përfaqësuesi i Gjermanisë për Sirinë, Stefan Schneck zhvilluan një takim.
– Thirrje për përpjekje të përbashkëta për sovranitetin e Sirisë
Në një deklaratë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Katarit, zëvendësministri Mohammed bin Abdulaziz dha një mesazh vendosmërie për t’i dhënë fund vuajtjes së popullit sirian, e cila zgjat prej më shumë se 10 vitesh.
Theksohet se gjatë takimit, i cili u mbajt herën e kaluar në Bruksel nuk mund të ndërmerreshin hapa të rëndësishëm më parë, por nga ana tjetër ai theksoi rëndësinë e punës së përbashkët për mbrojtjen e sovranitetit dhe nderit të Sirisë.
Përfaqësuesi i Gjermanisë për Sirinë, Schneck, theksoi se ata janë bashkuar me vendet që janë dakord të bisedojnë për të ardhmen e Sirisë.
Schneck tha se do të bëjnë përpjekje për të arritur një zgjidhje politike në Siri, pavarësisht nga përkeqësimi i situatës humanitare në vend.
– Shtyhen bisedimet e Komitetit Kushtetues të Sirisë
Në Gjenevë gjithashtu mbahen edhe bisedimet e Komitetit Kushtetues të Sirisë.
Përfaqësuesi Special i Kombeve të Bashkuara (OKB) për Sirinë, Geir O. Pedersen, më 16 korrik njoftoi se raundi i 9-të i takimeve të Komitetit, i cili ishte planifikuar të mbahej në korrik u shty.
Nuk dihet ende se kur do të vazhdojnë bisedimet e Komitetit Kushtetues të Sirisë. /aa