RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Krasniqi thotë se marrëveshja e mbrëmshme është dështim i madh politik e kombëtar

krasniqi-thote-se-marreveshja-e-mbremshme-eshte-deshtim-i-madh-politik-e-kombetar

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka reaguar pas takimit të mbrëmshëm në Ohër mes kryeministri Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Ai ka thënë se në më pak se tri javë, Albin Kurti pranoi gjithçka që kishte premtuar se nuk do të pranonte, përgjatë tërë jetës së tij politike.

“Marrëveshja pa njohje reciproke, e përqendruar në një asociacion të avancuar e autonomi politike për komunitetin serb dhe pa garanci për integrimin euro-atlantik të Kosovës është dështim i madh politik e kombëtar, të cilin do ta paguajmë shtrenjtë dhe gjatë, të gjithë”, ka shkruar ndër të tjera Krasniqi.

Postimi i Krasniqit:

Me 27 shkurt, në Bruksel, Kryeministri Kurti e pranoi propozimin evropian. Dje, me 18 mars, ai u dakordua edhe për aneksin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje. Në më pak se tri javë, Albin Kurti pranoi gjithçka që kishte premtuar se nuk do të pranonte, përgjatë tërë jetës së tij politike me predikime të rrejshme e mashtrime të panumërta.

Por, përtej mashtrimeve të tij, brenga ynë mbetet Kosova, qyetarët tanë dhe brezat e ardhshëm, të cilët, fatkeqësisht, përveç që e kanë humbur besimin në perspektivën që ofron Kosova, do ta trashëgojnë për vite me radhe konfliktin e ngrirë me Serbinë. Dhe kjo është pasojë direkte e gabimeve të Albin Kurtit që ka negociuar dhe mundësuar këtë marrëveshje që është e pamjaftueshme për Kosovën dhe që nuk i arrin qëllimet tona shtetërore e qytetare.

Marrëveshja pa njohje reciproke, e përqendruar në një asociacion të avancuar e autonomi politike për komunitetin serb dhe pa garanci për integrimin euro-atlantik të Kosovës është dështim i madh politik e kombëtar, të cilin do ta paguajmë shtrenjtë dhe gjatë, të gjithë.

Related posts

Protestë në Beograd kundër propozimit për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën

Muhamet Ramadani

Gomonet që vrasin fëmijë i drejton dora e burrështetasve që e vranë Shqipërinë

admin

Autoritetet saudite zbulojnë planet për operacionin më të madh organizativ të Haxhit në histori

admin