RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gjermani, aktivistët protestojnë kundër blerjes së avionëve luftarakë F-35

gjermani,-aktivistet-protestojne-kunder-blerjes-se-avioneve-luftarake-f-35

Një grup aktivistësh u mblodhën jashtë parlamentit gjerman sot për të protestuar kundër planit të qeverisë për të blerë avionë luftarakë F-35, raporton Anadolu Agency (AA).

Aktivistët vendosën maska me pamjen e kancelarit Olaf Scholz dhe ministrave të kabinetit, mbanin pankarta kundër marrëveshjes prej 10 miliardë eurosh dhe në mënyrë simbolike hodhën një model të një avioni luftarak F-35 në një kosh plehrash.

“Ky është një avion i ri që ata po blejnë nga SHBA-ja, nga Lockheed Martin, dhe do të përdoret për dërgimin e armëve bërthamore nëse do të arrihet deri në këtë pikë”, tha Xanthe Hall nga filiali gjerman i Mjekëve Ndërkombëtarë për Parandalimin e Luftës Bërthamore.

“Është e rëndësishme për ne që njerëzit të kuptojnë se çfarë po ndodh këtu. Dhe sigurisht, ne duam të arrijmë tek njerëzit brenda parlamentit (Bundestag) që ata e kuptojnë se ka shumë prej nesh këtu që vërtet nuk e duan këtë bombardues bërthamor dhe ne mendojmë se këto miliarda euro mund të përdoren për diçka më të mirë”, tha ajo për AA.

Aktivistët e Greenpeace mbajtën gjithashtu një protestë jashtë parlamentit, duke mbajtur pankarta që paralajmëronin një përshkallëzim të situatës me armët bërthamore, dhe u bënë thirrje ligjvënësve që të mos mbështesin blerjen e diskutueshme të avionëve luftarakë F-35.

“Gjermania nuk ka bomba bërthamore, por SHBA-ja ka bomba bërthamore këtu”, tha një aktivist nga grupi, duke iu referuar bombave në bazat ushtarake amerikane në Gjermani.

Ai vuri në dukje se avionët luftarakë F-35 të blerë nga Gjermania do të mbajnë bomba bërthamore në përputhje me marrëveshjen e NATO-s për ndarjen e armëve bërthamore.

“Bombat bërthamore janë gjithmonë armë të shkatërrimit në masë… Ne kërkojmë nga parlamentarët që të mos i blejnë këta bombardues”, shtoi ai.

Related posts

Forcat izraelite arrestojnë 50 palestinezë në Bregun Perëndimor

rezart morina

Lavrov: Kushtet e Ukrainës janë qëllimisht joreale dhe joadekuate

admin

Izraeli lëshon tenderë për të ndërtuar 1.839 njësi vendbanimesh në Kudsin Lindor

rezart morina