RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Vuçiç: Do t’i rrisim pagat e pensionet me 20-25%, por na pret një dimër i ashpër dhe i vështirë

vucic:-do-t’i-rrisim-pagat-e-pensionet-me-20-25%,-por-na-pret-nje-dimer-i-ashper-dhe-i-veshtire

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka paralajmëruar ditën e sotme se do të ketë rritje të pensioneve dhe pagave.

Ai tha se rritja do të jetë e ndjeshme në shifrat 20-25% dhe një rritje e tillë do të futet në fuqi në muajin janar 2023.

Ai shtoi se Serbia tani po shikon se si do t’ia bëjë me paratë, pasi po humbet shumë në konvertim kur duhet ta paguajë për gjithçka në valutë.

“Ne sigurohemi që njerëzit të mos luftojnë për jetesën. Edhe ata që nuk na pëlqejnë thonë le ta zgjidhin Vuçiç dhe Brnabiç, sepse ata e zgjidhin shumë më mirë se ne. Dhe kjo është e drejtë”, tha Vuçiç.

Ai shtoi se vendin e pret një dimër i vështirë përpara, por shtoi se sot qeveria e tij gjeti disa zgjidhje për situatën.

“Na pret një luftë e vështirë, një dimër i ashpër, por edhe sot ne gjetëm disa zgjidhje”, theksoi ai. /oranews

Related posts

Presidenti i Kroacisë kritikon Perëndimin për dërgimin e armëve në Ukrainë

admin

Shkrimtari Salman Rushdie sulmohet në New York – VIDEO

admin

Qeveria rajonale belge Valonia pezullon eksportet e municioneve në Izrael, arsye lufta në Gaza dhe vendimi i GJND-së

rezart morina