RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gjermani, më shumë se 250 priftërinj dyshohen për abuzime seksuale në kisha

gjermani,-me-shume-se-250-prifterinj-dyshohen-per-abuzime-seksuale-ne-kisha

Kryepeshkopata e Freiburgut në Gjermani njoftoi se më shumë se 250 priftërinj ishin ndër autorët e mundshëm në raportin për abuzimet seksuale në kisha, transmeton Anadolu.

Më shumë se 250 priftërinj si dhe ish-kryepeshkopi Robert Zollitsch, fajësohen për incidentet e lidhura me dhunën seksuale të më shumë se 540 personave, sipas raportit të lëshuar nga presidenti i Komisionit Hetimor, Magnus Striet.

Në raport u theksua se shifrat në fjalë mund të jenë edhe më të larta në pjesën e pazbuluar të ngjarjes.

Raporti prej 600 faqesh shqyrton më shumë se 20 raste, ndjek se sa kujdesen drejtuesit e kishës për viktimat dhe familjet e tyre dhe analizon se cilat struktura promovojnë abuzimin.

Raporti përfshin akuza të rënda se kryepeshkopi i ndjerë Oskar Saier dhe kryepeshkopi në pension Zollitsch, i cili ende është gjallë dhe që ishte gjithashtu president i Konferencës së Peshkopëve Gjermanë nga 2008 deri në vitin 2014, fshehën abuzimin seksual.

Related posts

Gjermania kundër mbylljes së objekteve të Postës së Serbisë në veri

admin

Libri 772 faqesh i Boris Johnson me kujtime, ish-kryeministri britanik përmend dhe Kosovën

admin

Gaza, shkon në 31.272 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite

RTI