Partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) sipas sondazheve të fundit ka rritur numrin e votave në 21 për qind, duke kaluar partitë në pushtet dhe duke ruajtur vendin e dytë, transmeton Anadolu.
Siç raporton transmetuesi publik gjerman ARD, në sondazhin e fundit të zhvilluar nga kompania “Infratest Dimap” në datat 31 korrik – 2 gusht kanë marrë pjesë 1.297 persona.
Sipas rezultateve të sondazhit, partitë kryesore opozitare të Unionit Kristian Social (CDU-CSU) zunë vendin e parë me 27 për qind ndërsa AfD ruajti vendin e dytë me 21 për qind.
Në anketë thuhet se Partia Socialdemokrate (SPD), e cila përbën qeverinë e koalicionit, ka 17 për qind të votave, Partia e Gjelbër 15 për qind dhe Partia Demokratike e Lirë (FDP) 7 për qind.
Partia e Majtë opozitare ka 4 për qind të votave ndërsa të tjerat 9 për qind. CDU-CSU dhe SPD humbën secila nga 1 për qind të votave në krahasim me sondazhin e mëparshëm. AfD e ekstremit të djathtë e njohur për ndjenjat kundër të huajve dhe muslimanëve dhe të Gjelbrit, rriti votat e saj me 1 për qind.
Në pyetjen se nga cili politikan janë të kënaqur, ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius mori 54 për qind, Ministrja e Jashtme, Annalena Baerbock 40 për qind dhe kryeministri, Olaf Scholz 31 për qind.