RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gjermani – Qeveria riaktivizon një tjetër central me qymyr për të kursyer gazin

gjermani-–-qeveria-riaktivizon-nje-tjeter-central-me-qymyr-per-te-kursyer-gazin

Gjermania ka riaktivizuar një tjetër termocentral me qymyr për të reduktuar sasinë e gazit natyror që përdoret për prodhimin e energjisë elektrike.

“Centrali rezervë “Heyden” me qymyr të fortë në Petershagen në shtetin e Rhein, Westfalisë së Veriut në perëndim të vendit është riaktivizuar që nga e hëna”, tha një zëdhënës i operatorit “Uniper”.

Shoqata mjedisore “Greenpeace” e përshkroi rikomisionimin e centraleve me qymyr për furnizimin me energji elektrike si të nevojshme.

“Është e hidhur, por e pashmangshme, që centralet me qymyr që tashmë ishin mbyllur të kthehen në funksion,” tha Karsten Smid, ekspert i Klimës dhe Energjisë në “Greenpeace”.

Smid tha se centralet me qymyr duhet të përdoren për të kompensuar furnizimet e munguara të gazit nga Rusia.

“Në mënyrë që kjo të mos rezultojë në një hap prapa për mbrojtjen e klimës, emetimet shtesë duhet të kompensohen në vitet në vijim”, shtoi Smid.

Gjermania ka planifikuar të heqë gradualisht prodhimin e energjisë me qymyr në 2038. Por lufta në Ukrainë dhe ndërprerjet që pasuan në tregun e energjisë bënë që disa centrale të riaktivizohen.

Që nga 14 korriku, një rregullore ka lejuar që centralet me qymyr, nga e ashtuquajtura rezervë e rrjetit, të kthehen plotësisht në punë për të ndihmuar vendin të kursejë gazin. /atsh

Related posts

Policia: Në mesin e armëve që u gjetën në Zveçan, edhe armë të kalibrit të NATO-s

rezart morina

Një nënë me vajzën 6-vjeçare shpëtohen pas afro 70 orëve nën rrënoja – VIDEO

admin

Zbulohet vrima e dytë e zezë më e madhja në Rrugën e Qumështit! Studiuesit: Ndodhet rreth 2000 vite dritë nga Toka dhe ka një yll shoqërues që rrotullohet rreth saj

admin