RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gjermani, rriten më shumë se dyfish krimet e urrejtjes kundër muslimanëve

gjermani,-rriten-me-shume-se-dyfish-krimet-e-urrejtjes-kunder-muslimaneve

Gjatë vitit 2023 në Gjermani janë rritur më shumë se dyfish krimet e shkaktuara nga ndjenjat anti-muslimane (islamofobia) në krahasim me vitin 2022, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të Agjencisë Gjermane të Lajmeve DPA, bazuar në përgjigjen e qeverisë gjermane në pyetjen parlamentare të deputetit të Partisë Unioni Demokristian (CDU) Christoph de Vries, në vitin 2023 janë kryer 1.464 krime të urrejtjes kundër muslimanëve në të gjithë vendin. Ky numër u regjistrua si 610 në vitin 2022.

Të paktën 137 krime kundër urrejtjes ndaj muslimanëve janë kryer në vend në tremujorin e parë të vitit 2024.

Në vitin 2023, si pasojë e krimeve të urrejtjes kundër muslimanëve u plagosën 53 persona. Ky numër ishte 9 në tremujorin e parë të 2024.

Në vitin 2023 në Gjermani janë kryer 5.154 krime antisemite dhe si pasojë janë plagosur 56 persona.

Related posts

Lavrov: Rusia pret “garanci” për marrëveshjen e grurit në Detin e Zi

admin

Dosja e Prokurorisë: 52.5 tonë grurë, 200 mijë litra vaj dhe 120 mijë kg sheqer në vlerë mbi 600 mijë euro nuk erdhën në Kosovë

rezart morina

Fajon: Bosnjë-Hercegovina të marrë statusin e kandidatit për në BE deri në fund të vitit

admin