RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Gjermania: Presim zbatim pa kushte të marrëveshjes Kosovë-Serbi

gjermania:-presim-zbatim-pa-kushte-te-marreveshjes-kosove-serbi

“Gjermania mirëpret marrëveshjen e arritur në Ohër në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja”.

Kështu kanë deklaruar nga Zyra e Kancelarit të Gjermanisë në një përgjigje me shkrim për RTK-në, të pyetur se cilat janë pritjet e Gjermanisë nga takimi i 2 majit në Bruksel ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësimin e BE-së.

Zyra e Kancelarit gjerman deklaron se ky shtet, mirëpret marrëveshjen e arritur në Ohër, për aneksin e zbatimit të marrëveshjes Kosovë-Serbi.

“Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, shkruan në këtë përgjigje për RTK.

“Gjermania rikujton se së bashku me partnerët e saj evropianë dhe ndërkombëtarë, nxit të dyja palët që të zbatojnë në mënyrë të përshtatshme dhe në mirëbesim të gjitha obligimet e tyre përkatëse dhe pa asnjë kusht, përfshirë edhe Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe”.

Sipas shtetit gjerman, takimi i radhës i nivelit të lartë më 2 maj është një hap i rëndësishëm në këtë drejtim.

Related posts

Kurti në Stamboll takoi afaristë shqiptarë që veprojnë në Turqi, i fton të investojnë në Kosovë

Muhamet Ramadani

Grupet myslimane planifikojnë të bojkotojnë ftesën e Shtëpisë së Bardhë për muajin e Ramazanit

admin

Lajçak: Situata në Ballkanin Perëndimor është shumë më e keqe se pesë vite më parë

admin