RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gjermania propozon rregulla të përbashkëta evropiane për eksportin e armëve

gjermania-propozon-rregulla-te-perbashketa-evropiane-per-eksportin-e-armeve

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, deklaroi se ka nevojë për rregulla të përbashkëta evropiane për eksportin e armëve dhe pajisjeve ushtarake, transmeton Anadolu.

“Nëse dënojmë ashpër bombardimet e civilëve, në të njëjtën kohë nuk mund atyre t’u eksportojmë municione. Pra, ne kemi nevojë për rregulla të përbashkëta evropiane se ku mund të eksportohen”, tha Baerbock për gazetën gjermane Welt.

Ajo theksoi se në të kaluarën politikanët dhe shoqëria nuk i kushtonin vëmendje të mjaftueshme asaj se çka në të vërtetë do të thotë mbrojtje, sepse besohej se Evropa do të jetonte gjithmonë në paqe.

“Megjithëse prej kohësh jemi në bashkëpunim të ngushtë për çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes në NATO dhe Bashkimin Evropian, lufta e Rusisë na tregoi se armët dhe pajisjet nuk janë automatikisht të përputhshme në vendet evropiane. Prandaj ne tani po punojmë më partnerët tanë për një strategji se si të bashkëpunojmë më ngushtë në fushën e armatosjes. Kjo gjithashtu le të kuptohet se kemi nevojë për një qasje të përbashkët ndaj eksporteve”, tha Baerbock.

Ajo gjithashtu tërhoqi vëmendjen për njerëzit që humbën jetën në ujërat e Mesdheut ndërsa përpiqeshin të emigronin në Evropë.

“Vdekjet në Mesdhe janë plagët e hapura të Evropës, sepse ne nuk arritëm një politikë të përbashkët për emigracionin dhe refugjatët. Duhet dhe do të vazhdojmë të punojmë fort për një qëndrim të përbashkët, sado i vështirë të jetë”, tha kryediplomatja gjermane.

Ministrja Baerbock preku edhe çështjen e Kinës.

“Jemi duke zhvilluar një strategji se si mund t’i ndihmojmë vendet në Evropë të lirohen nga varësia ndaj Kinës”, tha Baerbock, duke shtuar:

“Nuk mendojmë se ne nga Gjermania mund t’i zgjidhim të gjitha problemet e botës. Për shumë vite ne evropianët i besuam të ashtuquajturës botë e përsosur ku problemet në pjesët e tjera të botës nuk na prekin”.

Baerbock tha se Kina po përdor strategjikisht boshllëqet e lëna nga Evropa për të zgjeruar ndikimin e saj duke krijuar varësi ekonomike dhe se projekti “Rruga e Re e Mëndafshit” është një shembull konkret.

Ajo shtoi se nuk kanë bërë përpjekje të mjaftueshme për ta kundërshtuar këtë.

“Në garën sistematike me Kinën, Evropa duhet të bëhet më aktive gjeopolitikisht. Nuk mund të bllokojmë investimet gjeostrategjike të Kinës, por mund t’u japim oferta më të mira vendeve, pra ne mund të lidhim marrëveshje për tregti të ndershme ku lëndët e para jo vetëm që nxirren, por një pjesë e prodhimi gjenerohet në këto vende, duke krijuar kështu vende të reja pune dhe rritje”, tha Baerbock.

Related posts

KFOR-i sot do të largojë kamionët në veri

admin

Bernard Arnault nën hetim nga prokuroria franceze për pastrim parash

admin

Parlamenti ukrainas zgjat ligjin e luftës dhe mobilizimin e përgjithshëm

admin