RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gjermania “shumë e shqetësuar” nga rishikimi i planifikuar i gjyqësorit të Izraelit

gjermania-“shume-e-shqetesuar”-nga-rishikimi-i-planifikuar-i-gjyqesorit-te-izraelit

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka shprehur shqetësim për planet e qeverisë izraelite për të rishikuar sistemin gjyqësor të vendit, raporton Anadolu.

Duke folur në një konferencë të përbashkët për media në Berlin me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, kancelari Scholz theksoi se nevojitet konsensus i gjerë për reforma të tilla madhore.

“Meqë jemi mik i ngushtë i Izraelit dhe ndajmë vlerat demokratike, ne po e monitorojmë këtë debat nga afër. Dhe, nuk duhet ta fsheh nga ju faktin se ne jemi shumë të shqetësuar për këtë”, tha Scholz.

Kancelari gjerman theksoi se pavarësia e gjyqësorit është një “vlerë e madhe demokratike” dhe i bëri thirrje kryeministrit izraelit t’i shqyrtojë propozimet e paraqitura nga presidenti izraelit, Isaac Herzog, për zgjidhjen e përçarjes shoqërore.

“Është mirë që presidenti Herzog bisedoi me një numër aktorësh shoqëror për të kundërshtuar një polarizim të mëtejshëm të Izraelit dhe për të ruajtur paqen sociale. Presidenti Herzog gjithashtu paraqiti propozime konkrete për zgjidhjen e kësaj situate dhe si miq të Izraelit ne do të shpresonim se këto propozime do të konsiderohen”, tha Scholz.

Javët e fundit, dhjetëra mijëra izraelitë kanë dal në rrugë për të protestuar planet e kryeministrit Netanyahu për rishikimin e gjyqësorit, gjë që nga opozita shihet si përpjekje për të reduktuar kompetencat e autoritetit gjyqësor në favor të autoritetit ekzekutiv.

Ndryshimi i planifikuar në mënyrë të ndjeshme do të kufizonte kompentencat e Gjykatës së Lartë, do t’i jepte qeverisë autoritetin për të zgjedhur gjyqtarët dhe do t’i jepte fund emërimit të këshilltarëve ligjor në ministri nga prokurori i përgjithshëm.

Related posts

Erdoğan: Nuk ka asnjë çështje mes Türkiyes dhe Greqisë që nuk mund të zgjidhet

admin

Krizë e paprecedentë ushqimore, 30 milionë fëmijë në botë të kequshqyer

admin

Rreth 300 mijë udhëtarë kaluan në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës gjatë korrikut

admin