RTV AHIRETI
Shëndetësi

Gjumi i vonë dëmton trurin e fëmijëve

Mos i lini fëmijët të flenë vonë pasi oraret e parregullta të gjumit mund të dëmtojnë ato pjesë të trurit që janë ende duke u zhvilluar, përfshirë ato që lidhen me shikimin, perceptimin dhe përpunimin e të dhënave.

Pasi privohet nga gjumi, truri i një fëmije ka nevojë për gjumë më të thellë, sidomos në këto pjesë specifike të trurit.

Në studim u vëzhgua aktiviteti i trurit të 13 fëmijëve të moshës 5 -12 vjeç gjatë dy netëve, një javë larg nga njëra – tjetra, teksa të vegjlit flinin në shtëpitë e tyre.

Në rastin e parë ata fjetën në orarin e zakonshëm, ndërsa herën e dytë u lejuan që të qëndronin zgjuar deri vonë.

Skanerat treguan se truri i tyre i përgjigjej ndryshe mungesës së gjumit, krahasuar me të rriturit.

Sasia e paktë e gjumit çonte në rritje të nevojës për gjumë të thellë në ato pjesë të trurit në zhvillim. Efekti i gjumit të thellë nuk shfaqet në rajonet ballore të trurit, ashtu si tek të rriturit, por në anën e pasme.

Ky efekt mund të jetë i përkohshëm, që do të thotë se shfaqet vetëm gjatl fazave të rëndësishme të zhvillimit të trurit në fëmijëri ose adoleshencë.

Shkencëtarët mendojnë se cilësia e gjumit është përgjegjëse për zhvillimin si duhet të lidhjeve nervore gjatë fëmijërisë dhe adoleshencës. Prandaj është e rëndësishme që fëmija të flejë mjaftueshëm gjatë kësaj faze të jetës. Sipas udhëzimeve ndërkombëtare, rekomandohet që fëmijët e moshës 6-13 vjeç të flenë 9-11 orë në natë.

Studimi u realizua nga Universiteti i Zyrihut dhe u publikua në revistën shkencore “Frontiers in Human Neuroscience”.

Related posts

Ja cfarë duhet të bëni kur femija ka temperature

admin

Sa filxhanë kafeje na mbrojnë nga stresi?

Muhamet Ramadani

Një test një minutësh zbulon nëse jeni në rrezik të prediabetit

admin