RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Protesta në qytetet arabe në Izrael kundër bastisjeve në Xhaminë Al-Aksa

protesta-ne-qytetet-arabe-ne-izrael-kunder-bastisjeve-ne-xhamine-al-aksa

Qytetarët arabë shtetas të Izraelit janë përballur me ndërhyrje të ashpër të policisë në protestat që mbajtën kundër bastisjeve ndaj Xhamisë Al-Aksa e cila ndodhet në Kudsin Lindor nën pushtim, transmeton Anadolu.

Siç raporton televizioni privat Kanal 13 i Izraelit, protesta kundër bastisjeve në Al-Aksa u mbajtën në rajonet Ummu’l Fahm, Baka el-Garbiyye, Tamra, Arraba, Riyna, Kefr Kina, Kefr Menda, Sahnin, el-Bane, Shefa Amr dhe në Haifa.

Sipas lajmit të faqes “arab48”, qindra persona u mblodhën në qytetin Ummu’l Fahm dhe dënuan bastisjet ndaj Aksasë dhe sulmet e policisë izraelite kundër atyre të cilët po falnin namaz.

Policia ndërhyri me gaz lotsjellës dhe bomba tymi ndaj protestuesve të cilët mbanin pankarta me mbishkrime “Të ndalen sulmet ndaj Aksasë dhe të pengohen bastisjet e kolonëve”.

Një i ri pjesëmarrës në protestë u plagos pasi u godit nga kapsula e bombës së gazit që u lëshua nga policia.

Sipas lajmit të gazetës “Yediot Aharonot”, palestinezët kanë dhënë përgjigje duke hedhur gurë ndaj hapjes së zjarrit në ajër nga forcat policore që donin të shpërndanin protestën.

Ndërsa gazeta “Haaretz” e cila publikon në gjuhën hebraike, thuhet se policia izraelite pengoi palestinezët që të mbanin flamurin e Palestinës në protestën e mbajtur në Haifa. Në trazirat e shënuara një i ri arab u plagos lehtë nga ekipet policore, ndërsa u arrestua një tjetër protestues.

Protestuesit në Haifa kërkuan mbrojtjen e Xhamisë Al-Aksa dhe brohoritën me sloganin “Administratë Fashiste” për qeverinë e Netanyahut. Në lajmin e gazetës u theksua se qeveria e Benjamin Netanyahu-t është “qeveria më ekstreme në historinë e Izraelit”.

Po ashtu thuhet se protestuesit në rajonet Rina dhe Kefr Menda kanë ndezur zjarr në marshimet e tyre.

Related posts

Qytetari në Lipjan raporton se derisa po hapte një kanal gjeti arsenal armësh

admin

Pendarovski: Lufta në Ukrainë solli krizë energjetike dhe sfida të sigurisë

admin

Gaza: Një ‘armëpushim’ është afër

rezart morina