Incidenti ndodh në seksionin vetëm për gratë e plazhit Lido Pedicin, i vetmi plazh i veçuar në Evropë
Një grup grash muslimane në Italinë verilindore nuk u lejuan të notonin me rroba plazhi burkini, raportuan mediat lokale të hënën.
Gratë u penguan të notonin nga një grup tjetër grash në seksionin vetëm për gratë e plazhit Lido Pedicin, i vetmi plazh i veçuar në Evropë, në qytetin e Triestes, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve ANSA.
Gratë muslimane u penguan nga grupi për shkak të “çështjes së higjienës”, thuhet në raport.
Më vonë, grupi musliman kërkuan sqarime nga menaxhmenti i plazhit por atyre iu tha se nuk ka rregullore për këtë çështje.
Incidenti erdhi një muaj pasi Anna Maria Cisint, kryetarja e qytetit verior Monfalcone, i shkroi një letër të hapur komunitetit musliman, duke thënë se të qenit i veshur plotësisht në plazhe është “e papranueshme”. /mesazhi