RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Greqi, gjendje e jashtëzakonshme në një pjesë të vendit për shkak të kushteve të këqija të motit

greqi,-gjendje-e-jashtezakonshme-ne-nje-pjese-te-vendit-per-shkak-te-kushteve-te-keqija-te-motit

Në disa vendbanime në Greqinë perëndimore është shpallur gjendje e jashtëzakonshme për shkak të kushteve të këqija të motit, transmeton Anadolu.

Sipas raportimeve të mediave greke, disa shtëpi, biznese dhe toka bujqësore janë dëmtuar nga kushtet e këqija të motit dhe reshjet e dendura të shiut në rajon.

Pas përmbytjeve të përrenjve, mbylljes së rrugëve, rrëshqitjeve të dheut dhe problemeve të infrastrukturës të shkaktuara nga shiu i dendur, gjendja e jashtëzakonshme u shpall me vendim të Sekretariatit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Civile në vendbanimet si Pogoni, Kastoria dhe Argos Orestiko.

Burimet financiare të vëna në dispozicion të qeverive lokale në rajon, sipas këtij vendimi, do të përdoren për të shëruar plagët e shkaktuara nga kushtet e këqija të motit.

Related posts

Kancelari gjerman Merz pretendon se rënia e regjimit iranian “mund të jetë çështje javësh”

Muhamet Ramadani

Britania thotë se Kina ka mbyllur stacionet jozyrtare policore

admin

Aksioni në ndërmarrjen “Eko regjioni”, arrestohen dy persona për keqpërdorim në prokurim publik

Muhamet Ramadani