Zhytësit e specializuar kanë nxjerrë trupat e pajetë të katër grave dhe një burri nga një skaf me emigrantë që u mbyt të premten e kaluar në verilindje të Mykonos.
Trupat u morën nga një mjet patrullimi i rojes bregdetare dhe u dërguan në gjirin e Kalafatit dhe prej andej në një qendër shëndetësore lokale.
Më herët të martën, trupi i një gruaje, e cila ishte gjithashtu pasagjere në të njëjtin mjet lundrues, u gjet në një breg shkëmbor në ishullin Antiparos. Trupi i saj u njoh nga dy të mbijetuar nga mbytja e anijes.
Zbulimi i fundit e rrit numrin e konfirmuar të vdekjeve nga aksidenti në nëntë (shtatë gra dhe dy burra).
Dy të mbijetuarit, të cilët u shpëtuan nga autoritetet greke, u thanë oficerëve të rojes bregdetare se në skaf ndodheshin 17 persona, duke përfshirë të paktën katër a pesë gra dhe një vajzë shtatëvjeçare.
Roja bregdetare po vijon operacionin e kërkim-shpëtimit për gjetjen e pasagjerëve të zhdukur. /syri