RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Greqi, zjarri shkatërron mbi 65 mijë hektarë pyje në gadishullin e Peloponezit

greqi,-zjarri-shkaterron-mbi-65-mije-hektare-pyje-ne-gadishullin-e-peloponezit

Më shumë se 65 mijë hektarë pyje janë kthyer në hi si pasojë e një zjarri që shpërtheu në rrethin Ksilokastro të rajonit Korinthos, që ndodhet në gadishullin e Peloponezit të Greqisë, transmeton Anadolu.

Sipas raportimeve nga mediat greke, zjarri që filloi të dielën u vu nën kontroll kryesisht sot, pas përpjekjeve intensive të shuarjes nga njësitë ajrore dhe ato tokësore.

Sistemi Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyje (EFFIS) përcaktoi se deri në mëngjesin e të hënës mbi 65 mijë hektarë pyje ishin djegur nga flakët.

Një analizë e zjarreve pyjore në rajonin Korinthos që nga viti 2010 zbuloi se zjarri i fundit është më i madhi që zona ka përjetuar në më shumë se një dekadë.

Shërbimi i Zjarrfikësve i vendit raportoi se një bletërritës vendas, i cili përdorte tym për t’u kujdesur për bletët e tij kur shpërtheu zjarri, është gjobitur për shkelje të ndalimit të sigurisë nga zjarri, masë që ndalon përdorimin e zjarrit gjatë periudhave me rrezik të lartë zjarri.

Dy persona humbën jetën dhe dy zjarrfikës u plagosën nga zjarri që shpërtheu të dielën.

Related posts

Deri në katër orë pritje në Merdar

admin

Frikë për përshkallëzim në Lindjen e Mesme, ministri izraelit: Lufta me Hezbollahun mund të shmanget vetëm nëse…

admin

“Në ceremoninë për masakrën e Reçakut u interpretuan këngë kishtare”

admin