RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ushtria ukrainase: Kemi trefishuar kontrollin mbi territore

ushtria-ukrainase:-kemi-trefishuar-kontrollin-mbi-territore

Ministria ruse e Mbrojtjes ka konfirmuar tërheqjen e forcave të saj, duke thënë se ky vendim është marrë për t’ua mundësuar ushtarëve “rigrupimin” në territorin e kontrolluar nga separatistët e mbështetur prej Moskës.

Ministria ruse ka konfirmuar edhe tërheqjen e trupave të saj në qytezën e tretë, Balakja, me qëllim të “rritjes së përforcimeve” në frontin e Donjeckut.

Ushtria ukrainase kanë thënë se ka hyrë në këtë qytezë të premten.

Ndërkohë, administrata e instaluar nga Rusia në rajonin e Harkivit, u ka bërë thirrje banorëve që të evakuohen në Rusi “për të ruajtur jetët e tyre”.

Në disa pamje të paverifikuara në rrjetet sociale janë parë radhë të gjatë të njerëzve që ia kanë mësyrë kufirit.

Guvernatori i Belgorodit, rajon kufitar në Rusi, ka thënë se personave që evakuohen do t’iu sigurohet ushqimi, ngrohja dhe ndihma shëndetësore.

Shpejtësia e kundërsulmit ukrainas – të nisur këtë javë – nuk ka zënë në befasi vetëm rusët, por ka befasuar edhe shumë ukrainas.

Megjithatë, rusët ende besohet se zotërojnë një të pestën e Ukrainës.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Ai e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre. /rel

Related posts

Nga janari, paga minimale në Kosovë rritet në 425 euro, në korrik shkon në 500 euro

admin

Kurti të premten në Turqi, pritet të takohet me presidentin Erdogan

admin

Për herë të parë pas më shumë se dy dekadash, Macron vizitë tre ditore në Gjermani

admin